Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë arritur shifrën e gjysmë milionit për nga numri i vdekjeve.
Eksperti i sëmundjeve infektive, Dr.Anthony Fauci, tha se gjendja është e keqe.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i të vdekurve në SHBA është 497 mijë e 957 njerëz.
SHBA-ja ka pasur prej kohësh numrin më të lartë të të vdekurve nga Covid-19 nga çdo vend. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ajo ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve për frymë. Vendet tjera përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe Portugalinë kanë norma më të larta për frymë.
Megjithëse nivelet e infeksioneve kanë qenë në rënie të vazhdueshme që nga nivelet rekord në fillim të janarit, SHBA regjistroi 13 mijë e 347 vdekje dhe më shumë se 500 mijë raste të reja gjatë javës së kaluar.
Qendrat federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se më shumë se 61 milionë doza ishin administruar në SHBA. Rreth 5.47% e popullsisë janë të vaksinuar plotësisht.
Fauci, pranoi se moti i ftohtë në të gjithë jugun e SHBA-së kishte bllokuar përhapjen e vaksinave, por parashikoi që deficiti do të kompensohej nga mesi i javës së ardhshme.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden është zotuar të administrojë 150 milionë vaksina deri në 29 Prill. Megjithatë, amerikanëve mund t’u kërkohet ende të mbajnë maska deri në vitin 2022.
Dhjetori, muaji i shifrave rekord
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, gjatë muajit dhjetor është shënuar numri më i lartë i viktimave te prekur me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.
Zyrtarët e shëndetit publik kanë kërkuar nga amerikanët që të mos udhëtojnë për pushime. Kjo pasi rastet dhe shtrimet në spital u rritën pas festimeve, dhe udhëtimet në aeroport po shënojnë një rritje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës