Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur fare pak të thotë në lidhje me përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një skandal financiar në Slloveni.
“Zëdhënësi ynë e ka dhënë qëndrimin dhe po ashtu ambasadori Berishaj e ka bërë një deklaratë me të cilën tregon që ato janë të pavërteta dhe se do ta padisë mediumin i cili ka shpifur asisoj”, ka deklaruar shkurt Kurti.
I pyetur se a duhet të shkarkohet ambasadori, ai nuk ka dashur të përgjigjet dhe është larguar.
Qëndrimi për të cilin ka folur Kurti dhe që u bë publik nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ishte gjithashtu i linjës së njëjtë.
“Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë”, shkroi Kryeziu në Facebook.
“Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër”, shtoi ai.
Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi fillimisht tha se i beson ambasadorit në pafajësinë e tij, ka ndryshuar qëndrim dhe ka njoftuar se tashmë e kanë thirrur në Kosovë për një sqarim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
U cilësua si “propozim i çmendur”, deputeti belg insiston në ndërtimin e një burgu në Kosovë
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë
-
Projeksionet parashikojnë një garë me tre drejtime për përbërjen e re të Parlamentit Evropian
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë