Kosovë: Katër persona të dyshuar për vjedhje, dëmtim prone dhe lëndime trupore arrestohen nga Policia
Një operacion i Policisë së Kosovës të shtunën ka rezultuar me katër persona të arrestuar si të dyshuar për “Vjedhje e rëndë në tentativë”, “Dëmtim prone” dhe “Lëndim trupor”.
Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot njësitet policore të Lipjanit, kanë përfunduar një operacion të nisur dje i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës”, tha Ahmeti.
“Aksionet janë ndërmarrë në katër lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë ku janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë realizuar katër urdhëresa te gjykatës”.
Sipas saj, personat e prangosur janë dërguar në vuatje të dënimit.
“Për personat e arrestuar, kishte urdhëresa aktive të gjykatës për veprat vjedhje e rëndë në tentativë, dëmtim prone dhe dy lëndime trupore. Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit”, përfundoi Ahmeti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ka vdekur Steve Albini, producenti legjendar i Nirvana
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog
-
Shtetet e Bashkuara pezullojnë dërgimin e bombave në Izrael
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog