Partia e opozitës, VMRO-DPMNE, ka nisur ditën e shtunë mbledhjen e firmave për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Opozita maqedonase pretendon se partitë në pushtet kanë manipuluar statistikat për numrin e shqiptarëve të regjistruar.
Sipas ligjeve në fuqi, opozita duhet të mbledhë mbi 30 mijë firma për të rikthyer debatin për Ligjin e regjistrimit të popullsisë.
Maqedonia e Veriut regjistrimin e fundit e ka mbajtur në vitin 2002.
Në vitin 2012 kishte një përpjekje për regjistrimin e popullsisë, por ai ishte ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me regjistrimin e diasporës shqiptare.
Sipas regjistrimit të fundit, Maqedonia e Veriut ka rreth 2 milionë banorë, prej tyre, 25.17 % janë shqiptarë.
Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev ka reaguar në një deklaratë ku shkruhet se, “VMRO-DPMNE me Hristijan Mickoskin janë parti anti-njerëzore, që punojnë kundër qytetarëve dhe kundër shtetit. Prandaj, është e qartë se nisma e Mickoskit është vetëm për përdorim brenda partiak dhe interesa personale”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar
-
UEFA vendos të lejojë kombëtaret të marrin 26 lojtarë në Euro 2024
-
Ahmeti: Kasami më 8 maj ta hedh peshqirin e bardhë, të mos marrë nokaut