![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/04/7015d788-59e1-47e1-b919-8311d497bdb9.jpg)
Ekspertët ushtarakë amerikanë pritet të nisin një fushatë të re trajnimi për trupat ukrainase, në mënyrë që këta të fundit të mësojnë të përdorin artilerinë “howitzer” dhe të mbrohen në këtë mënyrë nga sulmet ruse në gjithë territorin.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes, i cili ka folur për median britanike BBC, përcjell Albanian Post.
Trajnimet pritet të mbahen jashtë territorit të Ukrainës, për arsye sigurie. Më pas, një kontingjent i trajnuar, do të kthehet në Kiev dhe qytete të tjera, për të stërvitur kolegët e tyre, pjesë e Ushtrisë së Ukrainës.
Zyrtari amerikan, po ashtu, ka bërë me dije se forcat ruse po rivendosen në Ukrainën Lindore për të kryer një sulm të radhës në Donbass.
Janë 11 batalione, të cilat janë vendosur në Ukrainë ditët e fundit, duke e çuar numrin tërësor të tyre në 76.
Të gjitha grupimet ushtarake ruse ndodhen në zonën juglindore të vendit.
Kjo lëvizje vjen pas asaj të britanikëve, ku forcat speciale ishullore do të përfshihen në trajnimet e kolegëve të tyre ukrainas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pajisja e parë në botë e epilepsisë ka reduktuar krizat e pacientit gjatë ditës me 80%
-
Asnjë gol në Grupin C: Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kualifikohen, Serbia jashtë Euro 2024
-
Mëlçia e dhjamosur, rregullat për parandalimin dhe trajtimin
-
Evropianët nuk heqin dorë nga zakonet e tyre tradicionale të pijeve alkoolike
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj