Moska është shumë pranë marrjes së plotë të kontrollit në Mariupol sipas autoriteteve ruse, por nga pala ukrainase, qëndrimi është i qartë: Nuk do të dorëzohemi.
Një prej këshilltarëve të kryebashkiakut të Mariupolit, Petro Andriueschenko, nëpërmjet një postimi në Telegram, ka shkruar pikërisht këtë gjë.
“Pavarësisht korridoreve ruse për dorëzim, forcat tona vijojnë të jenë në mbrojtje të rajonit”.
Sipas pretendimeve të Andriueschenkos, përgjatë luftimeve në këtë javë, forcat ruse kanë bombarduar edhe rezidenca private me artileri të rëndë.
Një tjetër reagim lidhur me Mariupolin, ka ardhur edhe nga deputeti i Parlamentit ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili në një prononcim për median shtetërore britanike BBC, tha se “ushtarët e qytetit juglindor nuk do të dorëzohen”.
“Fola me ta dje dhe e di se do të luftojnë deri në fund”, deklaroi Goncharenko.
Sipas tij, situata atje është shumë kritike, pasi mbi 100 mijë qytetarë janë gjendur brenda në qytet në një pikë të caktuar të luftimeve. Prej tyre, rreth 5 mijë mendohet se e kanë humbur jetën për shkak të bombardimeve.
Ndaj, kjo i shtyn autoritetet ukrainase të mendojnë se vendi ndodhet në katastrofë të plotë. Goncharenko madje, guxoi ta quante edhe “gjenocid” situatën në Mariupol.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë një ditë më parë se eliminimi i ushtarëve të Mariupolit nga forcat ruse, do të përbënte edhe fundit e negociatave mes Kievit dhe Moskës, duke e mbyllur kështu derën e dialogut përfundimisht.
Për shkak të rëndësisë strategjike që qyteti ka, sytë e gjithë botës janë kthyer për nga andej dhe po presin me padurim rezultatin e luftës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pajisja e parë në botë e epilepsisë ka reduktuar krizat e pacientit gjatë ditës me 80%
-
Asnjë gol në Grupin C: Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kualifikohen, Serbia jashtë Euro 2024
-
Mëlçia e dhjamosur, rregullat për parandalimin dhe trajtimin
-
Evropianët nuk heqin dorë nga zakonet e tyre tradicionale të pijeve alkoolike
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj