Vaksina Covid-19, nga Pfizer dhe BioNTech është tepër efektive pas dozës së dytë. Ky përfundim është arritur nga ministria izraelite e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave vaksina është 99% më efektive te ato njerëz që kanë marrë dozën e dytë dhe kanë kaluar dy javë që nga marrja e saj.
Protokolli për të administruar vaksinën përfshin dy injeksione me tre javë larg njëra-tjetrës.
Izraeli është vendi i parë në botë që demonstron përfundimisht efektin e vaksinës në botën reale, pasi ka vaksinuar një pjesë të madhe qytetarëve të tij.
Një javë pas dozës së dytë, ajo ishte 91.9 % efektive në parandalimin e coronavirusit dhe 96.9 % efektive në parandalimin e njerëzve nga zhvillimi i etheve dhe vështirësive të frymëmarrjes.
Izraeli filloi administrimin e vaksinës më 19 dhjetor. Shifrat e analizuara fillojnë që nga data 13 shkurt. Qeveria ka shprehur dëshirën për të vaksinuar të gjithë banorët e vendit që janë mbi 16 vjeç. Kjo sipas tyre duhet të mbarojë deri në fund të marsit.
Më herët Izraeli ka lehtësuar kufizimet e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Lehtësimi i masave erdhi si pasojë e rezultateve pozitive të vaksinimit masiv të qytetarëve.
Ndonëse dyqanet, bibliotekat dhe muzetë mund të rihapen, masat e vendosura në lidhje me distancën dhe përdorimin e maskave mbeten të detyrueshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
-
Nga Suedia në Mbretërinë e Bashkuar, një valë arrestimesh zbulon praninë e një rrjeti spiunësh kinezë në Evropë
-
Sadaf Baghbani: Kam 150 fishekë në trup, mendova se askush nuk do të më dojë më