Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar për mediat shqiptare se “dëshiron të vazhdojë progresin në Tiranë, për t’i shkuar deri në fund projektit”.
Kryebashkiaku gjendej i pranishëm në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste.
Ai ishte vendosur krah panelit të Rinisë, Digjitalizimit dhe Inovacionit.
I pyetur nga gazetarët për “mundësinë e një kandidature tjetër”, Veliaj u përgjigj se ky vit ishte special dhe se dëshiron ta vazhdojë këtë traditë.
“Ne duam të vazhdojmë progresin në Tiranë. Ky vit është special, Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe do doja që, përveç këtij viti special, ne të ishim kryeqyteti evropian i diçkaje çdo vit, kështu që duam ta vazhdojmë deri në fund këtë projekt”, ravijëzoi kryebashkiaku.
Në këtë mënyrë, Veliaj nuk përjashtoi mundësinë e kandidaturës për të qenë emri i PS-së në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2023.
Logjika brenda Partisë Socialiste ka provuar se nga kryebashkiak i Tiranës vendoset një bazë e fortë për kryeministër të Shqipërisë.
Për analistët, zvetënimi i figurës së Saimir Tahirit brenda PS-së, ka vështirësuar hierarkitë e garës.
Koha për një grua në krye të bashkisë – Belinda Balluku?!
Koha për një njeri të besuar si Arben Ahmetaj, që udhëhoqi rindërtimin në rang kombëtar?!
Apo Rama do të dëshirojë një mandat të katërt që ndërlikohet prej konsumit politik.
Kjo është dilema që ngrin buzët e socialistëve. Kush do të jetë e ardhmja e Kryeministrit të Tiranës?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Emerging Europe: Përpos sfidave, ekonomia e Shqipërisë zë një vend të mirë
-
“Të mendojnë për sigurinë e tyre, jo për Ukrainën”, bisedat e hakëreve që kryen sulm kibernetikë ndaj Kosovës – Maqedonci për AP: Përtej motivit të hakmarrjes pati qëllim destabizlimin
-
Kurti thotë se “s’ka faj” nëse dështon Kosova