![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/02/la-reunion-s-est-tenue-en-visioconference-vendredi-menee-par-le-premier-ministre-britannique-boris-johnson-dont-le-pays-assure-la-presidence-tournante-du-g7-photo-geoff-pugh-afp-1613755753.jpg)
Drejtuesit e G7, të cilët kontrollojnë më shumë se gjysmën e ekonomisë botërore, u mblodhën virtualisht më 19 shkurt. Udhëheqësit e G7-ës u përpoqën të shikonin përtej pandemisë së COVID-19 me qëllim që të rindërtojnë ekonomitë e tyre. Samiti virtual u kryesua nga kryeministri britanik, Boris Johnson. Vendet u angazhuan në çështjet e shkëmbimit të lirë dhe çështjet mjedisore.
Anëtarët e G7-ës njoftuan se do të shpërndajnë një ndihmë totale prej 7.5 miliardë dollarësh për vaksinimin kundër COVID-19. Pandemia deri më tani ka vrarë 2.4 milionë njerëz dhe ka ndikuar drejtpërsëdrejti në uljen e ekonomisë globale që nga Depresioni i Madh.
Një komunikatë zyrtare u njoftua se G7-a do të mbështesë ekonomitë e hapura dhe do të punojë për një sistem tregtar shumëpalësh të modernizuar, më të lirë dhe më të drejtë.
Kjo mbledhje në distancë ishte rasti që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, dhe Kryeministri Italian, Mario Draghi, të përfaqësonin funksionet e tyre të reja në G7.
Joe Biden-i u përpoq të projektonte mesazhin e një riangazhimi të ri global pas politikës së ish-presidentit Donald Trump, “America first” (Amerika e para).
Presidenti francez, Emmanuel Macron, këmbënguli në veçanti në rolin dhe rregullimin e rrjeteve sociale dhe gjigandëve digjitalë për të ruajtur lirinë e shprehjes. Kujtojmë se Facebook ka marrë kritika të shumta për shkak se u ka ndaluar aksesin disa mediave në Australi.
Udhëheqësit mbështetën angazhimin e Japonisë për të zhvilluar Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Tokyo 2020. Ky takim i G7-ës ishte dukshëm bashkëpunues.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Britanikët mendojnë se vendi i tyre ndodhet në një gjendje të keqe, francezët edhe më pesimistë
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
Lajmet kryesore
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm