Futboll

Fyerje raciste ndaj Ibrahimovic në Beograd


Zlatan Ibrahimovich ishte viktimë e fyerjeve me motive raciste. Episodi shumë i rëndë ndodhi mbrëmë, në tribunat stadiumit “Marakana” në Beograd, gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës midis Cervena Zvezda dhe Milan [përfundoi 2-2]. Në internet qarkullon edhe një video që i lë pak vend imagjinatës dhe që portretizon sulmuesin e rossonerëve [kuqezinjtë] që dridhet me nervozizëm, por nuk përgjigjet.

Sot, përmes një njoftimi për shtyp, erdhën faljet e ekipit serb: “Cervena Zvezda dënon me forcë shprehjet fyese ndaj Zlatan Ibrahimovich. Si kompani kemi bërë gjithçka për të siguruar që organizimi i takimit të ishte në nivelin e dy ekipeve të shkëlqyer, dhe ne nuk do të lejojmë një primitiv të vetëm të hedhë njollë në mikpritjen tradicionale të vendit dhe popullit tonë. Kompania i kërkon falje në mënyrën më të sinqertë Zlatan Ibrahimovich për episodin e pakëndshëm”.

Veç kësaj, klubi serb, në bashkëpunim me organet kompetente, ka premtuar për të identifikuar dhe ndëshkuar “tifozin” përgjegjës për shkeljet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore