Gjatë 24 orëve të fundit 19 persona kanë humbur betejën me coronavirusin dhe kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 71 qytetarë në Shqipëri.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), pesë qytetarë janë nga Tirana, tre nga Elbasani, dy nga Shkodra, një nga Vlora, Përmeti, Saranda, Malësia e Madhe, Gjirokastra, Berati, Gramshi, Lushnja dhe një qytetar nga Lezha. Këta persona i përkasin grupmoshës 52-82 vjeç.
Ditën e sotme janë vaksinuar 1 mijë e 128 qytetarë, nga të cilët pjesa më e madhe janë nga radhët e personelit shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshurave. Procesi i vaksinimit ka vijuar në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Janë kryer 3 mijë e 848 testime dhe janë shëruar 930 qytetarë.
Kujtojmë se të mërkurën ministrja, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se janë marrë masa të reja duke u vendosur ora policore 20:00-06:00. Kjo masë u shoqërua edhe me rritjen e gjobave për personat apo subjektet që shkelin ligjin.
Nga raporti shihet se është rritur numri i rasteve të reja dhe vdekjeve në Shqipëri.
Prandaj, Ministria ka bërë sërish apel që të vendoset maska, të shmangen grumbullimet, të ruhet distanca dhe të tregohet kujdes për higjienën vetjake.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog