Berati është një ndër qytetet e rrallë. Ky qytet ofron shumë mundësi për eksplorim, histori dhe turizëm.
Kalaja është momenti më antik, e cila është rindërtuar disa herë gjatë periudhave të historisë. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Përveç bukurisë dhe rëndësisë së dikurshme Berati vazhdon të jetë i tillë dhe sot. Qyteti që prej 2008-s është pjesë e UNESCO-s duke u bërë kështu një pasuri ndërkombëtare.
Gorica është një lagje historikisht e krishterë e Beratit. Arrihet duke kaluar Urën e Goricës, një urë që ka një veçori shumë të veçantë: pavarësisht se është një ndërtim masiv, kur ecet ndjehet një lëvizje e lehtë.
Nëse Gorica është tradicionalisht zona e krishterë e Beratit, Mangalemi është mysliman. Një nga arsyet që e shtyu UNESCO-n për të përfshirë Beratin në listën e trashëgimisë njerëzore, përveç bukurisë së saj të pamohueshme, ishte bashkëjetesa e vjetër e feve. Berati është, në fakt, një nga shembujt më të mirë të bashkëjetesës fetare në Ballkan./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës