Kelly Clarkson finalizon ndryshimin e emrit – tashmë edhe ligjërisht do të njihet si, Kelly Brianne
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/03/277408900_232949342340521_3158251036060544426_n.jpg)
Këngëtarja dhe prezantuesja e famshme, Kelly Clarkson ka finalizuar ndryshimin e emrit të saj dhe tani do të njihet ligjërisht si Kelly Brianne.
Një gjykatës në Kaliforni i dha prezantueses së emisionit, 39 vjeçe, emrin e saj të ri, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/03/275641920_324551179661592_6158126240714477073_n.jpg)
“Pa asnjë kundërshtim, kërkesa për ndryshimin e emrit pranohet”, thuhet në dokumente.
“Dekreti është nënshkruar dhe depozituar. Emri i kërkuesit është ndryshuar nga Kelly Brianne Clarkson në Kelly Brianne”, thuhet tutje.
Clarkson – e cila paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj ligjor në muajin shkurt të këtij viti – shpjegoi në një intervistë të fundit, se vendimi i saj erdhi nga divorci me ish partnerin, Brandon Blackstock.
“Sapo u divorcova, kështu që m’u desh të hiqja mbiemrin tim të martesës”, tha këngëtarja e “Breakaway” në premierën e 21 marsit të shfaqjes së saj të re në NBC “American Song Contest”.
“Unë thjesht e mbajta emrin tim të mesëm për jetën time personale. Unë jam ende Kelly Clarkson”, shtoi ajo.
Fituesja e sezonit të parë të “American Idol” më pas bëri shaka duke thënë – “Unë nuk mendoj se mund ta ndryshoj Clarkson në këtë pikë. Unë jam 20 vjeçe”.
Clarkson shpjegoi më parë në dokumentet e gjykatës se Kelly Brianne e pasqyron më plotësisht se kush është ajo si person.
Në divorcin e diskutueshëm të Clarkson dhe Blackstock, fitueses së Grammy-t iu dha kujdestaria kryesore e dy fëmijëve të tyre – vajzës River dhe djalit Remington, ndërsa Blackstock, i cili banon në Montana, do t’i ketë fëmijët një fundjavë në muaj.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/03/275873989_3226859640892360_5099517050347886921_n-1024x576.jpg)
Clarkson do të mbajë fermën e ish-çiftit në Montana, megjithëse Blackstock, 45 vjeç, lejohet të jetojë atje deri më 1 qershor.
Nëse ai zgjedh të qëndrojë në pronën e madhe, ai duhet të paguajë ish partneren e tij 12 mijë e 500 dollarë në muaj qira.
Gjithsesi, Clarkson bëri kërkesë për divorc nga Blackstock në qershor të vitit 2020, pas gati shtatë vitesh martesë. Ata u deklaruan ligjërisht beqarë në gusht të vitit 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kim Kardashian përfundon rinovimet në rezidencën e saj 70 milionë dollarëshe
-
Historia e dhimbshme dhe e shkëlqyeshme e programerit të verbër të Kosovës
-
Taylor Swift ndihmon organizatat e shpërndarjes së ushqimit pa pagesë në MB të shërbejnë mbi 10 mijë vakte për njerëzit në nevojë
-
Mëlçia e dhjamosur, rregullat për parandalimin dhe trajtimin
Lajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit, vendos Konferenca e Kryetarëve
-
BE-ja, Qeverisë: S’morët parasysh komentet tona për disa projektligje, jemi të shqetësuar
-
Kushtetuesja ia shpallë qeverisë “të pavlefshëm në tërësi” Ligjin për Byronë