Osmani takohet me drejtoreshën menaxhuese të FMN-së, bisedojnë edhe për efektet e luftës në Ukrainë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me drejtoreshën menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ndërsa dyshja kanë biseduar për raportet Kosovë-FMN.
Në takimin e zhvilluar në margjinat e Forumit të Dohas, Osmani e Georgieva kanë biseduar edhe për situatën ekonomike në Kosovë dhe rajon si dhe për efektet potenciale ekonomike të luftës në Ukrainë.
Po ashtu, Osmani e ka informuar Georgievan për situatën në Kosovë dhe Ballkanin perëndimor, ndërsa theks të veçantë i ka thënë hapave të Kosovës drejt ruajtjes së stabilitetit politik dhe ekonomik, përkundër sfidave aktuale globale të krijuara nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
Mes tjerash, Osmani ka shprehur falënderim për angazhimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Republikën e Kosovës dhe e ka ri konfirmuar rëndësinë që Republika e Kosovës i kushton bashkëpunimit me FMN-në.
Drejtoresha Ekzekutive e FMN-së, Georgieva, po ashtu ka vlerësuar progresin e gjithmbarshëm në Republikën e Kosovës, duke theksuar posaçërisht stabilitetin ekonomik dhe fiskal të Republikës së Kosovës.
Ajo ka ritheksuar përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të FMN-së dhe Republikës së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ka vdekur Steve Albini, producenti legjendar i Nirvana
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog
-
Shtetet e Bashkuara pezullojnë dërgimin e bombave në Izrael
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog