Kanadaja tha se mund të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë.
Çmimet janë rritur si rezultat i shtrëngimit të furnizimeve ruse në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.
Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson bëri me dije se shumë vende janë të përkushtuara “të ndihmojnë sa më shumë që të mundemi në drejtim të zhvendosjes së naftës dhe gazit rus”.
Prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë është zotuar të eksportojë 200 mijë fuçi naftë shtesë.
Kompania më e madhe e tubacionit në vend, Enbridge, i tha medias britanike “BBC” se është “e përgatitur të bëjë atë që mundemi për të rritur sigurinë energjetike si për Amerikën e Veriut ashtu edhe për Evropën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Drejtësia shqiptare nuk komunikon me median, tregon raporti
-
Timak, aty ku timoni i ndryshimit u është besuar vajzave
-
Konferenca për paqen në Ukrainë: Cilat janë pikat e marrëveshjes dhe kush nuk i pranoi
-
Robertson për Thaçin: Një person i ndërlikuar, por lider gjigand – ndoshta do të kthehet në skenë