Sport

Xhudistët kosovarë kërkojnë përsëri medalje


Pas suksesit të Majlinda Kelmendit, e cila fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, tani xhudistët kosovarë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, po kërkojnë medalje në këtë Grand Slam.

Akili, rundin e parë e kaloi pa përballje, kurse në rundin e dytë do të përballet me portugezin Joa Fernando.

Xhudisti nga Peja, në karrierën e tij ka pasur suksese në dy Grand Slame, duke fituar medaljen e artë në Paris dhe të argjendtën në Abu Dhabi, në vitin 2018.

25 vjeçari aktualisht renditet i dhjeti në botë, në kategorinë deri në 73 kg.

Në rast të suksesit të Akilit sot, me shumë mundësi do të hyjë në top pesëshe, gjë që bënë të motivoj më shum atë për këtë përballje.

Laura fazliu në përballjen e parë të premten, e mposhti xhudisten turke Habibe Afyonlu dhe në rundin tjetër do të përballet me Lucy Renshall nga Britania e Madhe.

Lauranë kategorinë deri në 63kg aktualisht është është në vendin e 58-të në renditjen botërore me 636 pikë.

Xhudistja 20 vjeçare ka gjasa të mira për t’u bashkuar me pesëshen e madhe (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora e Akil Gjakova dhe Loriana Kuka) për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore