Avioni i Miley Cyrus bën ulje emergjente pas goditjes së rrufesë – anulohet koncerti në Paraguaj
Këngëtarja, Miley Cyrus dhe ekuipazhi i saj janë raportuar të sigurt, pasi rrufeja goditi avionin gjatë fluturimit të tyre për në Paraguaj.
“Për fansat e mi dhe të gjithë të shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asuncion. Avioni ynë u kap nga një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufeja”, ka shkruar Miley në llogarinë e saj të Instagramit.
“Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj”, ka shtuar ajo.
Krahas mbishkrimit të saj, këngëtarja e “Midnight Sky” postoi një video të motit të frikshëm si dhe një foto të dëmtimit të avionit të saj të shkaktuar nga rrufeja.
Sapo ajo postoi në rrjetet sociale, postimi i saj u vërshua nga lutjet dhe urimet e miqve dhe fansave, teksa ajo ka performuar në të gjithë Amerikën e Jugut si pjesë e turneut të saj “Miley Live”.
Në ditët në vijim këngëtarja e “Wrecking Ball” do të performojë në Brazil më datën 26 mars.
Turneu i Miley Cyrus do të përfundojë pikërisht në kohën që këngëtarja e “Plastic Hearts” të kthehet në SHBA përpara ndarjes së çmimeve Grammy të planifikuar për në prill.
Megjithatë, mbetet e dyshimtë nëse Cyrus do të marrë pjesë në këtë ngjarje pasi ajo refuzoi çmimet për të mos u nominuar për këngën e saj hit “Midnight Sky” dhe albumin e fundit “Plastic Hearts”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
-
Demi Lovato rikthehet në Met Gala pas eksperiencës “të tmerrshme” në këtë event 8 vjet më parë
Lajmet kryesore
-
REL: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
-
Manja i përgjigjet Alibeajt: 8 të dënuar nga GJKKO-ja përfituan nga Amnistia, nuk janë simbol i korrupsionit
-
Trajnuesit ushtarakë perëndimorë mund të shkojnë në Ukrainë, thotë ministri i Lituanisë
-
Siljanovska Presidente e re e RMV-së, VMRO merr 58 deputetë, “Fronti Evropian” 19, LSDM 18, “VLEN 13