Në Ukrainë janë hapur kampe speciale për robërit rusë të luftës.
Lajmi u bë i ditur nga prokurorja e Përgjithshme ukrainase Irina Venediktov gjatë një interviste për “BBC”.
“Ka tashmë (kampe të të burgosurve). Ne kemi punuar rreth tyre. Ato u ngritën, sepse kjo kërkohet nga Konventa e Gjenevës”, shtoi zyrtarja ukrainase.
Venediktov sqaroi se për sa u përket robërve të luftës, edhe kujdesi mjekësor ndaj tyre ofrohet pothuajse në të njëjtin nivel me ushtarët ukrainas.
“Prandaj besoj se po manifestohemi si një vend i qytetëruar që e zmbraps agresorin, por nuk bëhet agresor”, ishte mesazhi i prokurores.
Sipas Venediktov, çështjet e kampeve speciale ushtarake janë përpunuar – pasi u nënshkrua një urdhër i përbashkët me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbime të tjera përkatëse të Ukrainës.
Në të njëjtën kohë, Prokurorja e Përgjithshme sqaroi se një organ ligjzbatues i krijuar posaçërisht, Shërbimi Ushtarak i Zbatimit të Ligjit, aktualisht po merret me çështjen e të burgosurve të luftës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Prizreni po e forcon lidhjen me LVV-në” – Kurti: Kishim një shkëputje të shkurtër – por po kthehemi
-
Përmbytjet në Afganistan vranë më shumë se 300 persona
-
Rama: Shqipëria s’ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, veç respektit
-
Dërgohet në gjykatë Sllobodan Miletiç, i dyshuar për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Veri