![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/02/ee700bda-228e-480e-bd59-e6fe497c48d1.jpg)
Më 18 shkurt, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) ishin të pranishëm gjatë nisjes së procesit të vaksinimit për bluzat e bardha, në Vlorë.
Manastirliu deklaroi se çdo ditë do të vaksinohen rreth 150-200 mjekë dhe infermierë.
Vaksinimi do të fillojë në Spitalin e Vlorës dhe, më pas, do të vijojë në spitalet bashkiake.
Për shkak të largësisë, në Gjirokastër do të ketë një qendër vaksinimi. Në dy ditët e para të procesit janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë.
Doktoreshë Bino deklaroi se vaksinimi i bluzave të bardha dhe vaksinimi i të moshuarve po ecën shumë mirë dhe pranueshmëria është shumë e mirë. Procesi i vaksinimit do të vazhdojë më 19 shkurt në Fier. Po ashtu dhe Gjirokastra po vazhdon me vaksinimin në shtëpitë e të moshuarve. Deri më tani nuk ka humbur asnjë dozë.
“Në përgjithësi nuk ka punonjës mes personelit mjekësor që nuk duan të vaksinohen. Kanë qenë vetëm ata që e kanë kaluar virusin, që ua kanë lënë radhën të tjerëve. Nuk kemi as atraksione anësore. Nuk kemi pasur probleme me vaksinimin, por duhet punuar”, shtoi ajo.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive do të vaksinohet ditën e sotme, më 18 shkurt, në Vlorë, nga ku ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 për bluzat e bardha në jug të vendit.
Sjellim në vëmendje se më 16 shkurt, filloi procesi i vaksinimit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Më 17 shkurt, do të fillojë vaksinimi për të gjithë të moshuarit. Synohet që vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e të moshuarve të përfundojë brenda javës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Basha sulmon sërish Berishën: Je në pazar me Ramën, sqaro demokratët për pengimin që i bën opozitës
-
Finalet e EURO 2024/ Mitaj: Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja me Kroacinë
-
Von der Leyen fshehu raportin për shkeljen e lirisë së mediave në Itali, për të marrë mbështetjen e Melonit
-
Stano: Bislimi s’ka nevojë të spekulojë rreth raportit të Borrellit për masat