![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/03/im-502926.jpg)
Inteligjenca amerikane dhe koreano-jugore besojnë se autoritetet e Koresë së Veriut mund të kryejnë një provë bërthamore para ose pas betimit të presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.
Kjo, sipas raportimeve të së përditshmes koreano-jugore “Dong-A Ilbo”.
Ekspertët po i bëjnë thirrje Koresë së Veriut të ndalojë veprimet ushtarake për të rivendosur stabilitetin në Gadishullin Korean.
“Duke pasur parasysh mundësinë e një ftohjeje të papritur në Gadishullin Korean në fillim të mandatit të tij, Yoon Suk-yeol do të përballet me sfidën e menaxhimit dhe qetësimit të situatës në Gadishullin Korean”, tha Cheong Seong-chang, një studiues i lartë në Institutin Sejong.
Studiuesi sqaron se administrata e re nuk duhet të përsërisë gabimet e krerëve të mëparshëm, të cilët nuk arritën të menaxhojnë marrëdhëniet me Korenë e Veriut dhe Kinën.
Koreja e Veriut shpesh ka kryer shfaqje “force” rreth zgjedhjeve presidenciale dhe fillimit të administratave të reja në Korenë e Jugut.
Kjo, me qëllim që të konstatojë qëndrimin e regjimit dhe të përmirësojë fuqinë e tij negociuese kundrejt Jugut.
Pheniani zyrtar nisi një raketë balistike interkontinentale (ICBM) një javë përpara zgjedhjeve presidenciale në dhjetor të vitit 2012 dhe kreu testin e tretë bërthamor pak përpara se Park Geun-hye të bëhej president në shkurt të vitit 2013.
Ata gjithashtu testuan një ICBM më 11 korrik të vitit 2017, menjëherë pasi Moon Jae-in u betua si president.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zemërimi i Melonit për përjashtimin mund të rezultojë në abstenim në Këshillin Evropian
-
Lajçaku shpreson që Kurti dhe Vuçiçi të shfaqin vizion dhe guxim në Bruksel
-
Julian Assange ecën si njeri i lirë, por ndalohet të shkelë në SHBA
-
Britanikët mendojnë se vendi i tyre ndodhet në një gjendje të keqe, francezët edhe më pesimistë
Lajmet kryesore
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
Zemërimi i Melonit për përjashtimin mund të rezultojë në abstenim në Këshillin Evropian
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm