Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, u cilësua si “heroi i natës” nga autoritetet sllovake, pasi ata thanë se ai kaloi vetë kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.
11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike dhe një pasaportë. Ai, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë, kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij.
“Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, thuhej në deklaratë e Ministrisë.
Deklarata, e postuar në faqen e ministrisë në Facebook të shtunën, thoshte se, falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe në një copë letre që ishte palosur në pasaportën e tij, stafi në kufi arriti të kontaktonte me të afërmit e djalit në Sllovaki, të cilët më pas mundën të vinin dhe ta merrnin.
“Ai i fitoi të gjithë me buzëqeshjen e tij, pa frikën dhe vendosmërinë e denjë për një hero të vërtetë”, theksohej në deklaratë.
Nga ana tjetër, për autoritetet ishte e paqartë pse djali ishte i pashoqëruar.
Sipas OKB-së, 1.5 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina që nga 24 shkurti deri më 3 mars. Nga 1 milionë e 209 mijë e 976 refugjatët që kanë ikur, shumica e tyre, 53,7%, kaluan në Poloni.
Të tjerë kanë shkuar në vende, duke përfshirë Hungarinë, Sllovakinë, Moldavinë dhe Rumaninë.
Sot është dita e 11-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, ku mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.
Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet