Partitë opozitare takojnë Talat Xhaferin – Diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi së bashku me delegacionin e parlamentit maqedonas.
Krasniqi ka thënë se me Xhaferin kanë diskutuar për shumë tema që lidhin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Pjesë e bisedës kanë qenë edhe zhvillimet aktuale politike në vend, rajon, Evropë si dhe për rritjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndër-parlamentar, ka thënë Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dënuar ashpër agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, për çka dy Kuvendet tona kanë miratuar tashmë edhe rezoluta konkrete”.
“Kryeparlamentarin Xhaferi e falënderova për mbështetjen e tij dhe të Maqedonisë së Veriut për Kosovën, veçanërisht në synimin tonë për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi.
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Xhaferin, me të cilin ka biseduar mbi situatën politike në vend dhe rajon.
Gjithashtu, Abdixhiku dhe Xhaferi kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Kreu i LDK-së ka thënë se me Xhaferin kanë biseduar “për nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe sigurinë rajonale që ky anëtarësim ofron”.
“Vendet e rajonit, anëtare të NATO-s, kanë mbështetur e mbështesin aspiratën tonë për integrim euroatlantik; dhe në këtë moment të ri politik, ky integrim i yni merr edhe më shumë kuptim”, ka shkruan Abdixhiku në rrjetin social Facebook.
Xhaferi është pritur edhe nga i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ku zhvillimet rajonale politike dhe të sigurisë ishin temat kryesore të diskutimit.
“Të dy vendet tona, kanë orientim të qartë euroatlantik, andaj duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme, kërkova mbështetjen e tij dhe të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Aleancën Veriatlantike NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ka vdekur Steve Albini, producenti legjendar i Nirvana
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog
-
Shtetet e Bashkuara pezullojnë dërgimin e bombave në Izrael
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog