Lajme

Kabineti i Arabisë Saudite riafirmon angazhimin ndaj marrëveshjes OPEC+


Kabineti i Arabisë Saudite ka ripohuar angazhimin e tij ndaj marrëveshjes OPEC+, një pakt i bërë nga 10 prodhuesit kryesorë të naftës së papërpunuar dhe Rusisë.

Pakti është për të nxjerrë gradualisht më shumë naftë në treg për të përmbushur kërkesën.

Prandaj dhe mbretëria ka shprehur dëshirën e saj “për stabilitetin dhe ekuilibrin e tregjeve të naftës”.

Pasi Rusia nisi sulmet në Ukrainë, çmimi i naftës u rrit me mbi 100 dollarë për fuçi, duke rritur presionin mbi një ekonomi globale që po lëkundet nga inflacioni.

Ekonomia ruse është tejet e varur nga të ardhurat nga nafta dhe gazi dhe Moska dëshiron që çmimet të mbeten të larta. Kurse Arabia Saudite është nën presion të madh nga ekonomitë e zhvilluara për të rritur prodhimin.

Mësohet se kabineti saudit ka diskutuar situatën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në tregjet e energjisë.

Në fokus ka qenë vendosmëria për stabilitetin dhe ekuilibrin e tregjeve të naftës dhe angazhimin ndaj marrëveshjes.

Nga ana tjetër, kabineti ka drejtuar thirrje për “mos përshkallëzimin” dhe gjetjen e një “zgjidhjeje politike në Ukrainë”.

Ky është reagimi i parë zyrtar saudit ndaj pushtimit rus.

Arabia Saudite ende nuk ka paraqitur një qëndrim pro-perëndimor për pushtimin rus të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore