Një burrë në Michigan ka paditur prindërit e tij pasi i kishin hedhur koleksionin e filmave porno dhe tashmë pret të marrë dëmshpërblimin pasi gjykata i dha të drejtë.
Beth dhe Paul Werking do të duhet t’i japin djalit të tyre David, 75 mijë dollarë. Ky ka qenë vendimi që ka marrë gjykatësi Paul Maloney.
David Werking, 42 vjeç, fitoi gjyqin ndaj prindërve të tij dhe tashmë ata kanë kohë deri në shkurt për ta dëmshpërblyer.
Gjatë procesit gjyqësor, David e kishte vlerësuar koleksionin e tij porno 25 mijë dollarë. Nga ana tjetër, avokati i tij, Miles Greengard, tha se do të kërkonin trefishin e vlerës. “I kemi kërkuar gjykatës këtë shumë sepse na e lejon ligji mbi shkatërrimin e pronës”, theksoi ai.
“Në koleksion, kishte pjesë që janë të pazëvendësueshme tashmë”, shtoi Greengard.
Si filloi gjithçka?
Pasi u zhvendos nga shtëpia, Werking zbuloi se tek gjërat e tij mungonin 12 kuti me filma dhe revista pornografike.
Babai, Paul, pranoi në një email se e kishte hedhur ai koleksionin. “Të them të drejtën David, të bëra një nder të madh që i hoqa qafe ato gjëra”, shkruante ai.
Në email-e të tjera, ai i shkruante të birit se ishte i shokuar nga shumë skena që ndodhesin në filmat e koleksionit. Ai i përshkruante ato si “marrëdhënie seksuale incestuale, seks me të mitur, me kafshë dhe seks i dhunshëm”.
“Është pikëlluese që ti ke blerë dhe sheh ato filma me aq dhunë”, shkruan në një email tjetër. “Nuk kam fjalë të shpreh tronditjen dhe zhgënjimin tim. Të njëjtën gjë do të bëja nëse do të kisha gjetur një kile kokainë”.
Nga ana tjetër, David ka mohuar faktin se materialet që zotëronte ishin të jashtëligjshme. Një hetim i zyrës së sherifit në Michigan nuk zbuloi gjurmë të pornografisë me fëmijë. Asnjë masë nuk u mor ndaj Davidit.
Koleksioni i tij përfshinte 1605 DVD dhe kaseta me material pornografik si dhe 50 lodra seksi./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit