![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/02/Peter-Stano.jpg)
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, për Albanian Post ka përgënjeshtraur raportimet në disa media se Kosova ka vendosur katër kushte për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme serbe të tre prillit në Kosovë.
Madje u raportua se Kosova ka dorëzuar te ndërmjetësi evropian i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, katër kushtet e lartcekura.
Stano në një përgjigje dërguar për Albanian Post tha se “ndonëse si rregull i përgjithshëm nuk komentojmë në ato se çfarë na thonë partnerët tonë, në këtë rast mund t’iu them se nuk është aspak e vërtetë”.
“Asgjë e këtillë çfare ju e përshkruat nuk është ngritur dhe as komunikuar te Përfaqësuesi Special për dialog, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën e kaluar”, tha Stano.
Tutje, zëdhënësi i BE-së theksoi se “qëndrimi jonë është shumë i qartë për çështjen (e votimit të serbëve në Kosovë në fletëvotimet serbe) e cila është kominikuar në disa raste dhe në nivele të ndryshme”.
“I takon palëve të angazhohen në negociata dhe të gjejnë bashkëpajtueshmërinë e nevojshme”, u përgjigj Stano.
“Bashkimi Evropian është i gatshëm të lehtësojë dhe të ofrojë ide në përputhje me praktikat evropiane, për në fund të fundit përgjegjësia për gjetur zgjidhje u mbetet palëve”.
Këtë gjë, thotë Stano, Përfaqësusi special i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi, “ua bëri tejet të qartë homologëve të tij gjatë vizitës së tij javën e kaluar”.
Të dielën mediat në Kosovë raporton se katër kushte i janë dorëzuar ndërmjetësit evropian të dialogut Kosovë-Serbi nga Qeveria gjatë kohës sa qëndroi në Kosovë.
Kushti i parë, siç shkruan mediat, ishte që “Serbisë do t’i lejohet të mbajë zgjedhje në Republikën e Kosovës nëse përdor emrin ‘Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë’ në të gjitha dokumentet dhe vendvotimet”.
Pastaj thuhej se “Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet që t’u japë imunitet dhe privilegje diplomatike qendrave të votimit dhe individëve të përfshirë në organizimin e zgjedhjeve”.
Më pas, si kusht tjetër ishte, që “misioni i OSBE-së në Republikën e Kosovës organizon mbajtjen e zgjedhjeve dhe mbledhjen e votave në vendvotime” dhe që “Partitë politike dhe politikanët serbë nuk do të lejohen të zhvillojnë fushatë zgjedhore në territorin e Republikës së Kosovës”.
Dhe në fund kërkohej që “reciprociteti të zbatohet për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Serbi të bazuar në të njëjtën praktikë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Taravari takon Vitinë, flasin për afrimin edhe më të madh mes Kosovës dhe RMV-së
-
Kushtuesja ia shpallë qeverisë “të pavlefshëm në tërësi” Ligjin për Byronë
-
Takimi Kurti – Vuçiç, Rashiç: Një lëvizje drejtë negociatave më intensive
-
Borrell: Zotimet e Kosovës dhe Serbisë në dialog s’do të ndryshojnë, pavarësisht ardhjes së njerëzve të rinj në postet e BE-së
Lajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Historia e dhimbshme dhe e shkëlqyeshme e programerit të verbër të Kosovës
-
Borrell: Zotimet e Kosovës dhe Serbisë në dialog s’do të ndryshojnë, pavarësisht ardhjes së njerëzve të rinj në postet e BE-së