![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/07/rritja-ekonomike.jpg)
Kyetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se diaspora këtë vit mund ta determinojë rritjen ekonomike në Kosovë.
“Sa i përket rritjes ekonomike meqenëse diaspora ka një ndikim goxha të madh gjithçka do të varet edhe nga ardhja e tyre. Nëse do të kishim fluks të madh të vizitorëve nga diaspora siç e kishim në vitin 2021 që tash mund të flasim për një parashikim të krahasueshëm me atë të vitit të kaluar”, tha Zeka për EO
Sipas tij, “këtë vit do të kemi edhe një hendek tjetër për sa i përket aktiviteteve ekonomike dhe normës së rritjes në përgjithësi”.
“Vitin e kaluar kishim heqje të trustit në shumën e 200 milionë eurove të cilat natyrisht që kanë gjetur vendin e tyre në ekonominë e vendit. Këtë vit nuk kemi një masë të tillë që i bie që edhe qarkullimi në përgjithësi do të jetë më i reduktuar, sidomos nëse do të kemi vizita më të vogla nga ana e pjesëtarëve të diasporës”.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/06/auto_Arian-Zeka-660x3751526207957-696x395-1-300x170.jpg)
Ndërsa ngritja e çmimeve në muajt e fundit është dashur sipas tij të përcillet me ngritje të pagave në sektorin publik dhe të pagës minimale.
Propozimi i ZRRE-së për ngritje të faturave të energjisë, sipas Zekës do ta rëndojë edhe më shumë shportën e konsumatorit.
“E tërë kjo valë e ngritjes se çmimeve që kemi parë në muajt e fundit nuk është përcjellë me ngritje të pagave as në sektorin publik dhe as në atë privat. Në anën tjetër flitet për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike që do të rëndojë edhe më tej shportën e konsumatorit dhe do ta reduktojë fuqinë blerëse të qytetarëve të vendit dhe mund ta thellojë edhe më tej gjendjen socio ekonomike në vend”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BE-ja, Qeverisë: S’morët parasysh komentet tona për disa projektligje, jemi të shqetësuar
-
Taravari takon Vitinë, flasin për afrimin edhe më të madh mes Kosovës dhe RMV-së
-
Kushtetuesja ia shpallë qeverisë “të pavlefshëm në tërësi” Ligjin për Byronë
-
Takimi Kurti – Vuçiç, Rashiç: Një lëvizje drejtë negociatave më intensive
Lajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Historia e dhimbshme dhe e shkëlqyeshme e programerit të verbër të Kosovës
-
Kushtetuesja ia shpallë qeverisë “të pavlefshëm në tërësi” Ligjin për Byronë