Të premten e 28 janarit Lëvizja Socialiste për Integrim është regjistruar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të garuar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Nëpërmjet një njoftimi nga KQZ-ja, LSI-ja ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin që kërkohet.
Kujtojmë që më 25 janar kjo parti dorëzoi emrat për anëtarë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Sakaq Partia Socialiste dhe Demokratike janë regjistruar pranë KQZ-së më 25 janar.
Gjashtë janë bashkitë ku do të garohet nga partitë – Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi datën 6 mars si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
-
Avokati i Popullit nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve, në ditën e lirisë së shtypit