Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sytë do t’i ketë për nga zgjedhjet e 6 marsit në gjashtë bashki të vendit, por qartësisht, mendjen, do ta ketë për nga nisma e sapo sjellë në jetë, e Këshillimit Kombëtar.
Vetë Rama e pohoi këtë fakt, pas një mbledhjeje në selinë rozë, ku të dy temat ishin objekt diskutimi.
Kreu i të majtëve, nuk e mohoi faktin se Partia Socialiste, do të futet në garë me qëllim të vetëm fitoren në të gjashta bashkitë. Por, angazhimi në fushatë, nuk do të jetë ai i një skenari “jetë a vdekje”.
Gjithashtu, kryeministri shpjegoi se së shpejti, do të ketë edhe emrat e garuesve, teksa përjashtoi çdo shans që deputetë aktualë, të jenë në listën e përzgjedhur.
Shanse të dyta, nuk do të ketë as për ish-kandidatë, të cilët kanë qenë një herë pjesë e garës për qeverisje vendore dhe janë përjashtuar për shkak të formulës së deklarimit të rremë ose dekriminalizimit.
“Shanset e dyta jepen në marrëdhënie personale, miqësore. Por, Partia Socialiste, nuk i jep shanse të dyta, atyre të cilëve gënjyen popullin dhe bënë deklarata të rreme, lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tyre”, theksoi ai.
‘5 maji’ dhe Turqia
Një çështje tjetër e aktualitetit mbi të cilën kryeministri u pyet, ishte edhe situata e krijuar tek lagjia “5 maji” në kryeqytet, ku ka pasur konfrontim mes banorëve dhe Policisë, për nxjerrjen e tyre nga shtëpia dhe shembjen, pasi projekti i unazës së madhe kalon të këtë zonë.
“Do të jenë pamje të përsëritura”, shpjegoi Rama, duke iu referuar incidentit. “Sa herë që për një mbrojtje individuale të prishet interesi i përbashkët”.
Zhvillimi i vendit sipas Ramës, nuk mund të merret peng nga interesi individual i dikujt. Ai vijoi duke thënë se banorët do të dëmshpërblehen, por sa herë të ketë të tilla shfaqje dhune, po aq herë do të shkojnë edhe në polici.
Ndërsa, mbi kërkesën e bërë nga presidenti turk, Recep Tayiip Erdogan, për të evidentuar eksponentët e FETO-s në Shqipëri, ai vendosi të mos i përgjigjet.
Por, ritheksoi se mes dy vendeve, nuk ka borxhe.
Sakaq, Kongresi i Partisë Socialiste, i cili pritej të mbahej më 29 janar, me një vendim në mbledhjen e Kryesisë, u shty, për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit.
Sipas burimeve të Albanian Post pranë selisë rozë, Kongresi pritet të mbahet në mars, në një fundjavë pas asaj të zgjedhjeve të 6 marsit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE