Sport

Djokoviç blen 80% të një kompanie që zhvillon trajtime anti-COVID


Novak Djokoviç ka blerë 80% të aksioneve në një kompani bioteknologjike daneze.

Kjo e fundit, sipas raportimeve të agjencisë “Reuters”, synon të zhvillojë një trajtim mjekësor kundër COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga shefi ekzekutiv i kompanisë QuantiBioRes, për agjencinë “Reuters”.

Novak Djokoviç “u largua” si i dëbuar nga aeroporti i Melburn-it të dielën e 16 janarit.

Kjo, pasi humbi një betejë gjyqësore për të shmangur deportimin e tij nga Australia.

Një reporter i Agence France Presse ka konfirmuar se fluturimi i tij është nisur për në Dubai.

Tenisti serb deklaroi pas vendimit të gjykatës federale se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer”, por e respektonte atë.

Një Djokoviç i maskuar u fotografua në një sallë pritjeje të aeroportit të Melburn-it me dy zyrtarë qeveritarë me uniforma të zeza.

Ai ka fituar nëntë tituj rekord të Australian Open, përfshirë tre radhazi, por këtë herë nuk do të ketë as mundësinë për ta provuar një gjë të tillë.

Djokoviç tha se ishte “i mërzitur” që fokusi kishte qenë tek ai qëkurse viza e tij u anulua.

Ndërtimi i ngjarjes

Djokoviç, 34 vjeç, ishte mbajtur në hotelin Park që nga e enjtja pasi viza i ishte anuluar me të mbërritur në Australi.

Tenisti më i mirë në botë për meshkuj e apeloi vendimin, duke organizuar përballjen e së hënës.

Familja e Djokoviç ka denoncuar trajtimin e tij.

Zyrtarët serbë dhe australianë shkëmbyen kritika kundrejt palëve.

Avokati i Djokoviç-it, Nick Wood, argumentoi se tenisti i kishte siguruar qeverisë australiane të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Gjykatësi Kelly dukej se ishte dakord, duke vënë në dukje se përjashtimi mjekësor i Djokoviç ishte miratuar nga dy panele të pavarura specialistësh.

Gjykatësi tha se ai ishte i shqetësuar nga trajtimi i Djokoviç-it në aeroport.

Zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane kishin “refuzuar” një marrëveshje për të lejuar tenistin të fliste me avokatët e tij dhe organizatorët e turneut.

Përplasje diplomatike

Të mërkurën e 5 janarit, zyrtarët e kufirit thanë se Djokoviç “dështoi të sigurojë provat e duhura” për hyrjen pas mbërritjes nga Dubai.

Tenisti serb po qëndron në një hotel në periferi të Melburn-it.

Ky i fundit përdoret për paraburgimin e imigracionit.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, mohoi se Djokoviç po veçohej dhe tha se askush nuk ishte mbi rregullat e vendit.

Por ai shtoi se qëndrimi i Djokoviç për vaksinimin kishte tërhequr vëmendjen.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison

Morrison tha se kontraktimi i COVID-19 në gjashtë muajt e fundit nuk ishte ndër kriteret federale.

Saga bëri që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të thoshte se Djokoviç ishte viktimë e “ngacmimit” dhe se “e gjithë Serbia” e mbështet atë.

Morrison mohoi se anulimi i vizës ishte për shkak të “ndonjë pozicioni të veçantë në lidhje me Serbinë”.

Kreu i qeverisë australiane e përshkroi shtetin ballkanas si “një mik të mirë të Australisë”.

Babai i lojtarit, Srdjan Djokoviç, u shpreh se “kjo nuk është vetëm një luftë për Novak-un, por një luftë për të gjithë botën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore