Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e 17 janarit ka dekoruar luftëtarin dhe ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdarajn, me Urdhrin “Heroi i Kosovës”, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani përmes një statusi në Facebook ka thënë se ai ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ajo.
Presidentja Osmani një vit më parë pikërisht në 19 vjetorin e vrasjes së heroit Smajl Hajdaraj, në atë botë si Ushtruese e detyrës së presidentes kishte bërë homazhe pranë varrit të tij, duke thënë se Hajdaraj është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politik me atë ushtarak.
“La aktivitetin partiak për t`iu bashkuar luftës për liri. Me të përfunduar lufta, ai iu kthye aktivitetit politik, teksa përpjekja e tij për të kontribuuar më tej në paqe u ndal dhunshëm nga një atentat i kryer 19- vjet më parë”, kishte thënë Osmani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria regresin e Kosovës në lirinë e medias e arsyetoi me Veriun, Kusari: Është propagandë e pastër e pushtetit
-
Babai i Triumf Rizës: Në Kosovë kriminelët kanë më shumë vlerë se një polic
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
-
Riadi thirrje për 3 deri në 5 vjet për krijimin e një shteti palestinez
Lajmet kryesore
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Regresi i Kosovës me 19-të vende në lirinë e medias, Qeveria: S’ishte vit i lehtë, ndikoi Veriu