Lajme të bujshme vijnë nga Franca. Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova kërkohet nga dy skuadra të mëdha në Ligue 1.
Sipas francezes “Foot Mercato”, Lille dhe Lyon-i janë dy skuadrat e interesuara për atë që shihet si shpresa më e madhe e futbollit kosovar.
Lille është në kërkim të një anësori, pas largimit të Jonathan Ikone-s. Ky i fundit shkoi në Serie A, te skuadra e Fiorentina-s.
Sytë e kampionëve në fuqi të Ligue 1 janë hedhur nga talenti 22-vjeçar i Basel-it, Zhegrova. Ai nuk është një emër i panjohur, megjithëse nuk ka arritur të tregojë gjithë potencialin e tij te skuadra zvicerane.
Kur ishte më i ri në moshë, Zhegrova ishte shumë pranë kalimit te akademia e Milan-it. Por, diçka e tillë nuk ndodhi për shkak të moshës. Edhe Barcelona me PSG-në gjithashtu e kanë kërkuar më herët për ta pasur në akademitë e tyre.
Ndërsa, pak kohë më parë, 22-vjeçari ishte i lidhrur përsëri me një kalim në Francë. Skuadra e Dijon-it ishte ajo që e kërkonte.
Aktualisht, nuk është vetëm Lille që e kërkon. Edhe Lyon-i po e konsideron transferimin e autorit të katër golave dhe gjashtë asisteve në 12 ndeshje me Basel-in këtë sezon.
Lyon-i ka aktualisht në organikën e tij një tjetër lojtar me orgjinë nga Kosova, Xherdan Shaqirin. Pikërisht vëllai i Shaqirit, është agjenti i të dy lojtarëve. Ndaj kalimi i tij te Lyon-i shikohet si më i mundshëm.
Zhegrova është tipi i lojtarit që vlerësohet shumë për këmbën e majtë dhe lojën në hapësira të ngushta. Cilësi të cilat e kënaqin trajnerin e Lyon-it, Peter Bosz-in.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit