AstraZeneca është shprehur se duhen gjashtë deri në nëntë muaj për të prodhuar vaksinën Covid-19, që është efektive ndaj varianteve të reja të coronavirus-it.
Vaskina e kompanisë, e zhvilluar së bashku me Universitetin e Oksfordit mbetet efektive kundër një varianti të zbuluar së pari në Kent të Anglisë.
Afrikën e Jugut e ka kufizuar përdorimin e saj ndërsa po vë në dyshim efikasitetin e saj.
Kompania është e sigurtë se do ta prodhojë vaksinën deri në fillim të vjeshtës.
Sidoqoftë nëse vaksina do prodhohej për gjashtë muaj do të ishte një ndryshim, krahasuar me afatet kohore tradicionale të zhvillimit të vaksinave.
Vaksina është veçanërisht e rëndësishme, për vendet e varfra, sepse kompania ndryshe nga rivali i saj Pfizer-i, është zotuar ta shesë atë me çmimin e kostos.
Vaksina gjithashtu nuk kërkon temperatura shumë të ulëta gjatë transportit, duke e bërë atë më të lirë për tu shpërndarë.
AstraZeneca, nuk do të përfshijë të ardhurat nga vaksina në rezultatet e saj financiare.
Problemet me AstraZeneca-n
Që nga mesi i janarit kur AstraZeneca, lajmëroi Bashkimin Evropian (BE), se nuk do të ishte në gjendje të jepte vëllimet e pritshme të vaksinave, marrëdhënia me BE-në u dëmtua rëndë.
AstraZeneca, tani duhet të mbrohet kundër dy akuzave të ndara: se të dhënat e provës klinike janë të dobëta dhe prodhimi jo në masën e duhur.
Ndërkohë, BE-ja e ka gjetur veten në një pozicion të pazakontë, për të kërkuar më shumë një vaksinë që disa shtete anëtare, besojnë se mund të mos funksionojë tek të moshuarit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zemërimi i Melonit për përjashtimin mund të rezultojë në abstenim në Këshillin Evropian
-
Lajçaku shpreson që Kurti e Vuçiçi të shfaqin vizion dhe guxim në Bruksel
-
Julian Assange ecën si njeri i lirë, por ndalohet të shkelë në SHBA
-
Britanikët mendojnë se vendi i tyre ndodhet në një gjendje të keqe, francezët edhe më pesimistë
Lajmet kryesore
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
Zemërimi i Melonit për përjashtimin mund të rezultojë në abstenim në Këshillin Evropian
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm