Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy kompani të botës së teknologjisë do të zhvillojnë së bashku sistemet e ndihmës së shoferit dhe teknologjinë e vetëdrejtimit për autobusët e udhëtarëve.
Ato janë njësia RR.AI e startup-it të teknologjisë vetëdrejtuese, Robotic Research dhe prodhuesi amerikan GILLIG i autobusëve.
Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se kthimi i taksive në autonome ka rezultuar më i vështirë dhe më i shtrenjtë për t’u zhviiluar nga sa pritej.
Mirëpo, investitorët kanë investuar para në kamionë dhe automjete të tjera komerciale ku automatizimi mund të jetë i zbatueshëm më shpejt.
Dy kompanitë kanë bërë me dije se teknologjia e tyre e autobusëve autonomë do të lejojë automjetin që të vetëdrejtohet në rrethana të caktuara si në një depo.
Megjithatë, shumicën e kohës do të jetë e nevojshme prania e një shoferi.
Sipas tyre, teknologjia mund t’i mbrojë drejtuesit përmes veçorive të sigurisë, duke përfshirë frenimin automatik emergjent, zbulimin e pikave problematike dhe shmangien e këmbësorëve.
“Besojmë se partneriteti me GILLIG do të përmirësojë sigurinë dhe mirëqenien e shoferëve, këmbësorëve dhe përdoruesve të rrugëve, të gjitha duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kostot”, ka thënë në një deklaratë shefi ekzekutiv i RR.AI, Alberto Lacaze.
Nga ana tjetër, GILLIG ka njoftuar se pret t’i zbatojë këto teknologji në të gjitha modelet e autobusëve të vet, por do t’i vendosë ato së pari në modelin e fundit të autobusit elektrik.
Në SHBA, dallon “Reuters”, tregu i autobusëve dominohet nga GILLIG, njësia kanadeze NFI Group Inc dhe Novabus me bazë në Kanada, një njësi e Volvo AB.
Muajin e kaluar, Robotic Research ka zbuluar se ka mbledhur 228 milionë dollarë nga investitorët, duke përfshirë SoftBank për të rritur zgjidhjet e RR.AI për kamionë, autobusë dhe automjete logjistike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
3 Maj: Ndrydhja e shtypit të lirë është intensifikuar
-
Indeksi i “Reporterëve Pa Kufij” – vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit
-
Cameron premton 3 miliardë paund në vit ndihmë për Ukrainën “për aq kohë sa është e nevojshme”
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
Lajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike