Çifti më i komentuar i momentit, modelja, Kim Kardashian dhe i dashuri i saj, komediani, Pete Davidson, tashmë nuk po e mbajnë fare të fshehur lidhjen e tyre – kësisoj ata u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Bahamas.
Paparacët fotografuan yllin e “Keeping up with Kardashians”, 41 vjeç, dhe anëtarin e kastit të “Saturday Night Live”, 28 vjeç, duke ecur së bashku pasi zbarkuan nga një varkë.
Çifti – të cilët buzëqeshnin me njëri-tjetrin gjatë ecjes së tyre të shkurtër – nuk u panë të kapur për dore, por shiheshin teksa e shijonin kohën që po kalonin bashkë.
Arratisja tropikale e Kardashian dhe Davidson, e cila filloi të hënën, shënon udhëtimin e tyre të parë ndërkombëtar së bashku.
Komediani më parë udhëtoi me themeluesen e Skims në pronën e nënës së saj Kris Jenner në Palm Springs, në Kaliforni, ndërsa Kardashian ia ktheu favorin duke udhëtuar në lagjen e Davidson, Staten Island.
https://www.youtube.com/watch?v=BkJ9AZTLSgA
Ndryshe, Kim Kardashian nuk po e ndjek më në Instagram, këngëtaren, Miley Cyrus dhe veprimi erdhi menjëherë pas natës së Vitit të Ri, kur kjo e fundit pati një koncert me të ftuar special, Pete Davidson.
Ishte llogaria e fansave të Miley Cyrus që e vuri re “dramën” më të re në botën e showbizzit ndërkombëtar, ndërsa u theksua se gjesti erdhi si rezultat i lajmit viral se Miley kishte shkuar në banesën e Davidson pas paraqitjes së tyre në “The Tonight Show”.
Lëvizja mund të sinjalizojë një dramë të trefishtë mes Kardashian, Cyrus dhe Davidson pasi këta të dy të fundit ishin bashkë në natën speciale të organizuar në Miami.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
-
Demi Lovato rikthehet në Met Gala pas eksperiencës “të tmerrshme” në këtë event 8 vjet më parë
Lajmet kryesore
-
Osmani uron Siljanovska-Davkova-n nga VMRO – DPMNE, por jo edhe Ali Ahmetin
-
BE është e plotë vetëm me integrimin e Ballkanit Perëndimor, thotë Hasani
-
Ish-kreu i shërbimit sekret izraelit: Lironi Barghoutin dhe vendosni për dy shtete – kështu mposhtet Hamasi
-
Siljanovska Presidente e re e RMV-së, VMRO merr 58 deputetë, “Fronti Evropian” 19, LSDM 18, “VLEN 13