Në poligonin ushtarak të njohur si “Krivollak” në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2022 pritet të mbahen shtatë stërvitje ushtarake me pjesëmarrjen e shumë ushtrive të vendeve të ndryshme.
Ministrja e Mbrojtjes Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, të mërkurën e 5 janarit bashkë me përfaqësues të Shtatmadhorisë së Armatës dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të qëndrojnë për vizitë në poligonin ushtarak “Krivollak”, nga ku do të kryejnë mbikëqyrje të aktiviteteve që realizohen në më shumë lokacione të këtij poligoni.
Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes maqedonase (MM), me investime në infrastrukturë, objekte, rindërtim të poligonit për stërvitje, poligoni ushtarak “Krivollak” merr pamje të re, të modernizuar dhe bashkëkohore.
“Në vitin 2022 në poligonin Krivollak do të mbahen shtatë stërvitje ndërkombëtare – me pjesëmarrje të 5.200 pjesëtarëve të armatave federale si dhe Armatës së Maqedonisë së Veriut”.
“Më e madhja prej tyre është stërvitja SWIFT RESPONSE – 22, ku është paralajmëruar pjesëmarrje e rreth 4.000 pjesëmarrësve të armatave të SHBA-së, MB, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, thuhet në komunikatë.
Nga ana tjetër pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën që nga e marta e katër janarit.
Kështu bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes në të cilën thuhet se, “po mbahet me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të përkushtuara”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
KPMShCK e ktheu në punë, Ministria e largon përsëri
-
Erdogan heq çdo dyshim: Kemi ndaluar tregtinë me Izraelin
-
Qendra për Mbrojtjen e Grave në vështirësi të mëdha financiare – gratë që ikin nga burrat dhunues shpejt mund ta humbin edhe këtë strehë shpëtimi
-
Niger, trupa ruse hyjnë në bazën ku ndodheshin trupat amerikane
Lajmet kryesore
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
-
Presidenti Begaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ i arbëreshëve të Kalabrisë
-
Niger, trupa ruse hyjnë në bazën ku ndodheshin trupat amerikane
-
Regresi i Kosovës me 19-të vende në lirinë e medias, Qeveria: S’ishte vit i lehtë, ndikoi Veriu