Lajme

BE-SHBA, bashkë për të shpërndarë 1.7 miliardë doza vaksinash në botë


Zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian (KE) janë takuar me ata të Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë amerikane.

Fokusi i bisedimeve ishte lufta ndaj armikut të padukshëm, coronavirus-it.

Hapat konkrete që duhet të ndërmarrin dy unionet, në përmbushjen e Axhendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe BE-së, për të ndaluar përhapjen e pandemisë globale.

Sipas tyre, kjo do të arrihet përmes vaksinimit në tërësi të popullsisë, me qëllim rikthimin e jetës më të mirë shëndetësore.

Pas shfaqjes së variantit të ri, Omicron, dhe zhvillimeve të fundit, të dy palët diskutuan një sërë hapash për t’i dhënë zgjidhje kësaj pandemie.

Sipas tyre, do të vazhdojë përpjekja për të dhuruar dhe shpërndarë më shumë se 1.7 miliardë doza vaksinash në mbarë botën, deri në mesin e vitit 2022, përfshirë dhe te vendet e treta, të cilat kanë më shumë nevojë.

U diskutua dhe për aspekte të tjera të tilla, si: bashkëpunimi me kompanitë e tjera për vaksinat anti-COVID, si dhe për vlerësimet e përbashkëta të kërcënimeve shëndetësore.

Të dy delegacionet përsëritën thirrjen e tyre për veprime dhe angazhime më të lartë nga kombet në mbarë botën, në këtë luftë ndaj COVID-it.

Delegacionet kanë dalë në përfundim se nevojiten hapa të tjera më të “guximshëm” për pandeminë.

Të dyja palët u dakordësuan për krijimin e Fondit Ndërmjetësues Financiar (FIF), për sigurinë globale shëndetësore dhe gatishmërinë ndaj pandemisë me kapitalizim të qëndrueshëm.

Gjithashtu vunë në dukje se “do të bashkëpunojmë më tepër” me vendet anëtare të BE-së, G20, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, Bankën Botërore, Shëndetësinë Botërore.

Organizata (OBSH) dhe organizata të tjera, “për të arritur këtë qëllim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore