Bashkia e Shkodrës ka bërë me dije më datë 10 shkurt, se për shkak të motit të keq, ka rrezikohet përmbytja e ujësjellësit “Oblika 2”. Sipërfaqje totale e përmbytur raportohet 4 mijë hektarë tokë.
“Situata është shumë kritike. Ka rritje të nivelit të ujit me rreth 30-të centimetra. Raportohen 1 mijë e 270 hektarë tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Oblikë, Obot, Muriqan, Shtuf e Velinaj. Rruga e Obotit është e bllokuar me rreth 140 centimetra lartësi uji në rrugë. Ajo është e pakalueshme edhe nga makina e ushtrisë”, njofton Bashkia Shkodër në median sociale “Facebook”.
Bashkia bën të ditur gjithashtu se makina e ushtrisë është në gatishmëri nga ora 07:45 deri në orën 16:00 te rruga “Goricë”, e cila është e bllokuar me 40-të centimetra ujë.
“Varkat e Forcave të Armatosura (FA) janë në gatishmëri tek ura Sadiçit (fshati Obot). Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 deri në 2.5 metra. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pamundur”, sqaron më tej Bashkia.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com