Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ku ka theksuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, andaj ajo ka kërkuar mbështetjen e Turqisë në këtë proces.
Ndër temat e bashkëbisedimit mes Osmanit dhe Akar sipas një njoftimi të presidencës thuhet se ka qenë edhe mundësia për bashkëpunim ushtarak mes dy vendeve si dhe mundësitë e furnizimit me pajisje ushtarake për Forcat e Sigurisë së Kosvoës (FSK).
Presidentja Osmani ka kërkuar që të rritet bashkëpunimi mes ushtrisë turke dhe FSK-së në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve kosovarë.
Në njoftim të presidencës thuhet se “Presidentja Osmani në takim me ministrin Akar ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë desatabilizimin e rajonit”, përfundon njoftimi.
Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar gjatë vizitës së tij në Kosovë, është takuar edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ku ka falënderuar Kosovën dhe institucionet e saj për bashkëpunim të shumëfishtë.
Ai ka folur edhe çështjen e “FETO-s”, ku ka thënë se nuk është kërcënuese vetëm për Turqinë, por edhe për Kosovën.
“Nga miqtë tanë kosovarë dhe institucionet kosovare presim të marrin veprime konkrete. Në këtë rast edhe njëherë dua ta falënderoj ministrin Mehaj për këtë mikpritje të sinqertë dhe të ngrohtë”, tha Akar.
Për Ministrin Akar, marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë shumë të rëndësishme marrë parasysh këtu edhe lidhjet historike që kanë këta dy shtete.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE