Brooklyn Nets do të jetë pa Kevin Durant dhe Kyrie Irving në ditën e Krishtlindjeve.
Durant dhe Irving mbeten ende në protokollet e shëndetit dhe sigurisë në NBA dhe do të mungojnë në ndeshjen e shumëpritur kundër LeBron James e Los Angeles Lakers.
Brooklyn do të ketë një nga superyjet pasi James Harden do të kthehet, pasi ka humbur shumë ndeshje për shkak të protokolleve të shëndetit dhe sigurisë.
33-vjeçari, Durant, ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Nets këtë sezon, duke shënuar mesatarisht 29.7 pikë, 7.9 kërcime dhe 5.9 asistime për lojë, duke gjuajtur me efikasitet prej 52.3%.
Durant po luan gjithashtu minuta të rënda për Brooklyn, me mesatarisht 37 minuta për lojë, më së shumti që nga sezoni i tij 2013-14 me Oklahoma City Thunder.
Irving nuk ka bërë ende debutimin e tij në sezon pasi Nets ranë dakord ta lejojnë atë të ushtrojë dhe të luajë me ekipin gjatë ndeshjeve jashtë New York-ut, në fillim të javës së kaluar.
Nets momentalisht radhiten në pozitën e parë në Konferencën Lindore me një rekord prej 21 fitoresh e nëntë humbjesh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike