Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi, ditën e marte, 9 shkurt, një seancë publike ku i vendosi gjobën prej 35 mijë lekësh dhe 40 mijë lekësh kundrejt kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
Ky sanksion administrav erdhi pasi Veliaj ka shkelur nënin 92, pikat 1, 2 të Kodit Zgjedhor për mos raportim të aktiviteteve publike dhe bazuar në fakte dhe prova, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e gjobiti me vlerën prek 35 mijë lekësh.
Ndërsa gjoba prej 40 mijë lekësh u vendos për shkelje të nenit 3, paragrafi 1.3, shkronja ‘b’, të vendimit nr 9/2020 të komisionit Rregullator për zhvillimin e veprimtarive të ndaluara.
Vendimi i komisionerit, erdhi pasi Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi Veliaj-n për shkelje të parashikuara në Vendimin nr. 9, të datës 24.12.2020 të komisionit Rregullator të KQZ-së.
Celibashaj gjatë seancës, miratoi kërkesën e Shoqërisë për Kulturë Demokratike, për akreditimin e 34 vëzhguesve afatgjatë, në zgjedhjet parlamentare më 25 prill 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit