Shqipëria

Sanksionet ndaj 17 personave dhe 11 kompanive bjelloruse, Shqipëria i bashkohet BE-së


Bashkimi Evropian i ka sanksionuar përfundimisht 1 individë dhe 11 kompani bjelloruse, të cilat mendohet se janë të lidhur ngushtësisht dhe ndihmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi regjimin e Alexander Lukashenkos.

Shqipëria, ashtu si në raste të tjera të nismave të tilla, i është bashkuar sanksioneve që BE-ja ka vendosur ndaj regjimeve të caktuara. E njëjta gjë, ka ndodhur edhe në këtë rast.

Sipas njoftimit të dhënë nga vetë zyra e shtypit të Bashkimi Evropian, janë katër vende nga Ballkani Perëndimor, të cilat i bashkohen sanksioneve.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, e kanë adaptuar rezolutën e masave shtrënguese.

Kosova e Bosnjë dhe Hercegovina ndërkaq, nuk e kanë marrë një masë të tillë.

Vendimi është bërë në bazë të adaptimit në amendamentit të lëshuar më 2 dhjetor nga unioni. Ndërsa personat e vendosur në listë, nuk janë të vetmit, por janë të shtuar.

Nënkuptimi i njehsimit të këtij vendimi nga Shqipëria, nënkupton thelbësisht përshtatjen e plotë të politikave kombëtare me ato të KE-së.

Ndërsa për të katër vendet, nga ana e BE-së, ka shkuar një falënderim dhe mirëpritje e vendimit për t’iu bashkuar përcaktimit.

Në listën emërore të publikuar sakaq, vihet re se shumica e personave të sanksionuar, janë biznesmenë. Në të po ashtu bëjnë pjesë edhe kompani private apo shtetërore.

Të gjithë shtetasit janë bjellorusë. Për sa i përket kompanive ndërkohë, ato bazohen kryesisht në kryeqytetin Minsk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore