Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është shpallur aktgjykimi lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe infektologut Ilir Tolaj, për arsyeje të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, përkatësisht për pikën 1.7 të aktakuzës.
Ky aktgjykim ndaj Tolajt u shpall të mërkurën nga gjykatësi Avni Syla.
Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Ilir Tolaj lirohet nga akuza për pikën 1.7 të aktakuzës për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1, të Kodit Penal.
Po ashtu, për të akuzuarit Ilir Tolaj, Hajrullah Fejza, Bekim Fusha dhe Zenel Kuqi, për pikën 1.9 të aktakuzës në bazë të nenit 363 të aktakuzës, paragrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, refuzohet aktakuza për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale.
Infektologu Tolaj dhe Imer Ajeti, gjatë vitit 20212, sipas aktakuzës kanë tentuar t’i pengojnë hetimet e këtij rasti përmes ndërmjetësuesit që të njëjtit të kontaktojnë me Kryeprokurorin e EULEX-it dhe Kryetarin e Asamblesë së Gjykatave të EULEX-it për të larguar prokurorin e rastit dhe për ta hedhur poshtë rastin ndaj tyre.
Ndryshe me pesë shkurt, Gjykata e Apelit kishte aprovuar pjesshëm ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rastin e Tolajt dhe gjashtë personave të tjerë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani s’e komenton fare regresin me 19-të vende të Kosovës në lirinë e medias, flet për lajmet e rreme
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Petkoviç pretendon se iu ndalua hyrja në Kosovë
-
GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin, lihen në arrest shtëpie
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Osmani s’e komenton fare regresin me 19-të vende të Kosovës në lirinë e medias, flet për lajmet e rreme