Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka deklaruar se ndarja e buxhetit prej 100 milionësh për këtë ministri është sipas standardeve të NATO-s.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka theksuar se “miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3 për qind të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit aktual të arrijmë në dy për qind sipas standardit të përcaktuar të NATO-s”.
“Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore. Ne kemi pak fjalë e shumë punë”, ka shkruar Mehaj.
Ndërkaq, të shtunën e 18 dhjetorit, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Ushtrisë së Kosovës i duhet një buxhet prej 10 miliardë eurosh, në mënyrë që të arrihet gjendja e nivelit së fuqisë ushtarake.
Haradinaj në një tubim në Deçan deklaroi se 100 milionët e ndarë nga buxheti i Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk janë të mjaftueshme dhe se Kosova nuk e barabartë ndaj atyre që e cenojnë sovranitetin e vendit.
“Për të mundur të barazohet Kosova me agresorin tonë te djeshëm, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapaciteteve ushtarake në nivelin që është e nevojshme”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prezantimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2022 ka njoftuar se 100 milionë euro janë ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e 10 milionë euro për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në shtetet e tjera.
“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë eurosh apo 1,3 për qind të bruto produktit vendor. E synimi është që brenda mandatit ta sjellim 2 për qind të bruto produktit vendor, aq sa e kërkon standardi i NATO-s”, deklaroi Kurti në prezantimin e planit buxhetor për 2022-tën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE