Imazhi ynë përballë një mashkulli do të mbetet gjithmonë një pikë drejt përmirësimit. Ndonjëherë bëjmë shumë mbi këtë fakt e serish nuk lemë një përshtypje te mire. Ndaj studimet tregojnë disa karakteristika që sipas një burri bëhemi jotërheqëse.
Fjalori dhe mënyra si ne komunikojmë është shumë e rëndësishme. Burrat i pëlqejnë gratë me class, kështu që të thuash fjalë të pista në çdo fjali ua heq pak dëshirën për të vazhduar bisedën. Mbi të gjitha, duke lënë mënjanë atë çfarë ato mendojnë, kjo gjë të bën ty të dukesh më pak e sofistikuar.
Njëkohësisht, paraqitja jonë emocionale kur jemi pranë njerëzve është një çelës për vazhdimësinë. Burrave u pëlqejnë gratë e lumtura, me humor. Kështu që mos u anko për shërbimin jo të mirë në bar apo që t’u desh të prisje shumë në radhë. Shfaq anën tënde më të mirë.
Shumë prej nesh e kanë qejf dhe e konsumojnë alkoolin. Po, burrave u pëlqen të dalin me një grua që di të argëtohet, por duhet ta dijë kur është shumë. Asnjë burrë nuk do të shoh një grua me kokën në lavamanët e tualetit apo duke u rrëzuar sepse nuk e mbajnë këmbët.
Një tjetër pikë është tendenca për tu lyer e për tu dukur bukur, gjë që do të na shoqëroje gjithmonë. Por goca, duhet të jeni sa më natyrale. Burrave nuk u pëlqen që të afrohen për të të puthur dhe të largohen si t’i ishin bashkuar trupës së klounëve të cirkut. Fondotinta nuk duhet të duket dhe duhet të shkrihet me lëkurën. Makeup-i minimal është më seksi.
Po kur behët fjalë për lidhjen dhe partnerin që kanë shumë rëndësi. Ndonjëherë ideja e të qëndruarit pas tyre bëhet mbytëse. Ndaj mos i lër kurrë shoqet ose familjen për një burrë. Po të shfaqësh gjithmonë varësi ndaj partnerit, bëhesh e mërzitshme. Të presësh që ai të ndryshojë për të plotësuar kërkesat e tua, është gjithashtu shumë jotërheqëse. Ata duan t’i duash për atë që janë.
Vërtetë duken shumë kërkesa acaruese, por le ta bëjmë “një sy qorr e një vesh shurdh” e ti realizojmë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lionel Richie thotë se mbreti Charles “po përparon mirë” mes trajtimit me kancer
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Kontrata e parë e punës e Princeshës Diana mbi të cilën ajo gënjeu për moshën e saj, shitet për mbi 10 mijë dollarë në ankand
Lajmet kryesore
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Puna bashkërenduese do jetë shumë bashkëpunuese
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë