Lajme

Pendarovski pritet me ceremoni shtetërore në Kosovë


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të dy do të zhvillojnë takime në zyrën e të parës së shtetit, për të mbajtur më pas një konferencë për media.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës.

Pendarovski do të pritet në takim edhe nga kreu i Kuvendit Glauk Konjufca.

Kjo është vizita e parë e Pendarovskit në Kosovë që nga marrja e detyrës më 2019.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ndryshe më 11 nëntor, Pendarovski, duke treguar për bisedën e tij që ka pasur muaj më parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka potencuar se Kosova nuk është prioriteti i lartë i SHBA-ve, të paktën jo sikur në vitin 1999.

“Të mos ju mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane”, pati thënë Pendarovski, gjatë një interviste për RTV 21 selia në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, kishte thënë Pendarovski.

Ai gjithashtu theksoi se në bisedën që e ka pasur me Bidenin, i ka kërkuar që për ambasadorë në vendet e rajonit, të emërojë persona që e njohin mentalitetin e politikanëve të Ballkanit.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore