Lajme

Pendarovski: ”Kosova nuk është prioritet i SHBA-ve”


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke treguar për bisedën e tij që ka pasur muaj më parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka potencuar se Kosova nuk është prioriteti i lartë i SHBA-ve, të paktën jo sikur në vitin 1999.

“Të mos ju mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane”, ka thënë Pendarovski, gjatë një interviste për RTV 21 selia në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, tha Pendarovski.

Ai gjithashtu tha se në bisedën që e ka pasur me Bidenin, i ka kërkuar që për ambasadorë në vendet e rajonit, të emërojë persona që e njohin mentalitetin e politikanëve të Ballkanit.

Kosova është një ndër vendet që nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë, e cila pritet të mbahet në SHBA-të në fillim të dhjetorit, sipas prestigjiozes POLITICO.

“Jo të gjithë partnerët kanë mundur të akomodohen në këtë iniciativë”.

Ishte edhe përgjigjja kundër mos ftesës së Kosovës në Samitin në fjalë nga Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Harta e shteteve të ftuara dhe të paftuara në Samitin e Demokracisë, e publikuar nga “Politico”

Ndryshe kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin Amerikan, Bob Mendez së bashku me shtatë senatorë të tjerë, përmes një letre kanë kërkuar nga Presidenti Biden, informata për kriteret e aplikuara për shtetet të cilat do të marrin pjesë në Samitin e Demokracisë.

Në letrën e senatorëve, është kërkuar edhe lista e vendeve të ftuara dhe shpjegime rreth kritereve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore