Të martën e 14 dhjetorit një grua është goditur me një mjet të mprehtë (thikë), në komunën e Prishtinës.
Kështu ka njoftuar për Albanian Post, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se është arrestuar e dyshuara e rastit.
“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën ‘B’ në Prishtinë, një person është lënduar”, ka thënë ajo.
Sipas Ahmetit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”.
“Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, vijon njoftimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
PD vijon akuzat në Komisionin e TIMS: Me kërkesë të politikës, u cenua siguria kombëtare
-
Raporti i UNESCO-s për Butrintin, reagon MEKI: Objektiv dhe korrekt, parku do të menaxhohet si një i tërë
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën