“’EU4Muncipalities’ – ‘BE për Bashkitë’ – është programi i parë i Bashkimit Evropian që është hapur për 61 bashkitë në Shqipëri për të marrë financim të drejtpërdrejtë nga Evropa”.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter të hënën e 13 dhjetorit.
Më tej, Soreca ka bërë të ditur se tashmë thirrja e parë është zyrtarisht e hapur për të gjitha bashkitë e vendit.
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të modernizuar infrastrukturat lokale dhe për të përmirësuar cilësinë dhe aksesin në shërbimet lokale për qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Soreca.
Në përfundim, ambasadori ka dhënë mesazhin se ky program, “mbështet rehabilitimin dhe zhvillimin socio-ekonomik të bashkive, duke i afruar ato me standardet evropiane”.
Përmes kësaj thirrjeje, “BE për Bashkitë” do të nxisë zbatimin e planeve dhe objektivave strategjike dhe zhvillimore të bashkive dhe do të forcojë kapacitetet e tyre për menaxhimin e fondeve të BE-së.
#EU4Municipalities🇪🇺 is the first #EU🇪🇺programme open to all 61 🇦🇱municipalities to get direct 🇪🇺funding!
A great opportunity to modernise local infrastructures and improving quality & access to local services for 🇦🇱citizens.
⏳Apply by 17 January 2022!👇
🇪🇺🤝🇦🇱 https://t.co/IYKyryZKSm— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) December 13, 2021
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit