Kastrioti ka arritur të fitojë ndeshjen e javës së 13 përballë Egnatias me rezultatin minimal 1-0. Krutanët marrin një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari direkt në luftën për mbijetesë në Abissnet Superiore.
Mjaftoi goli i Spartak Ajazit në minutën e 61, që vendasit të dilnin me tri pikë nga kjo sfidë. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për krutanët.
Egnatia merr humbjen katërt radhazi në Superiore. Javën e kaluar humbi edhe përballjen tjetër për mbijetesë me Skënderbeun.
Edhe pse fitoi, Kastritoi ndodhet në vendin e fundit në renditje. Krutanët kanë tetë pikë. Tre pikë më shumë kanë rrogozhinasit, që renditen në vendin e parfundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com