Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç, të enjten e nëntë dhjetorit ka takuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Konstantinos Floros, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin “parimor” të vendit të tij për çështjen e Kosovës.
Selakoviç shprehu pritjen e tij dhe të Serbisë se Greqia do të qëndrojë konsekuente në një qëndrim të tillë.
Ai tutje ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën dhe për arritjen e një kompromisi, pavarësisht, të gjitha pengesave që ky proces ka shfaqur.
Ministri i Jashtëm serb gjatë bisedës me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke, Floros, ka thënë se çështja e Kosovës është sfida kryesore politike dhe e sigurisë për shtetin serb.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA